Komisioni i Ligjeve miratoi të mërkurën fondin prej 130 milionë lekë për partitë pjesmarrëse në zgjedhjet e 25 prilllit. Ky vendim i jep të drejtën Minsitrisë së Financave të hapë fondin rezervë për financimin e partive. Në zgjedhjet e 2017 fondi ishte 65 milionë lekë.
Deri më tani në KQZ janë regjistruar 10 parti politike dhe 9 të tjera kanë bërë kërkesë për tu regjistruar.
9 partitë të cilat kanë dorëzuar kërkesën për regjistrimin janë: PD, PR, LZHK, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Re (LRE), PKD, Partia Aleanca Demokracia e Re.
10 partitë e regjistruar janë: PDIU, Bindja Demokratike, Lëvizja për Ndryshim (Jozefina Topalli), Lëvizja Demokratike Shqiptare (Myslym Murrizi), Ora e Shqipërisë, Aleanca Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Legalitetit, Balli Komëtar, Partia Emigracioni Shqiptar, Partia e Reformave Demokratike.
Gjithashtu në KQZ u regjistruan edhe dy kandidatë të pavarur: Pal Shkambi në Shkodër dhe Plarent Aleksi në Berat