Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë të enjten prokuroren e Tiranës, Elsa Miha.
Vendimi u dha nga përbërë nga trupa gjykuese Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj.
ILDKP hartoi një raport negative për prokuroren Miha me argumentin se ajo ka deklarim të pasaktë dhe të rremë të pasurisë.
Por komisioni e hodhi poshtë këtë pretendim. Gjithashtu për një huanë prej 18,500 eurosh dhe balancat negative të dy viteve në vlerën totale të 658 mijë lekëve Komisioni konkludoi se Miha kishte mundësi financiare dhe hodhi poshtë e ILDKPI-së.
Në lidhje me çmimin e një apartamenti në pronësi të Mihës që ndodhet në Fier, i deklaruar me vlerë 4.2 milionë lekë dhe me burim një kredi bankare prej 50 mijë eurosh, Komisioni nuk gjeti probleme.