Një 59-vjeçar me iniciale R.D mbeti i plagosur pasditen e së enjtes në qytetin e Vlorës.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në orën 18:26 në lagjen “Pavarësia”.
Shtetasi R.D mësohet se është ndërtues sipas BW dhe sipas njoftimit të policisë është dërguar në spital “për të marrë ndihmë mjekësorë dhe është jashtë rrezikut për jetën”.