Komisioneri Publik kërkoi të premten shkarkimin e gjyqtares së e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi.
Komisioneri Dariel Sina kërkoi që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të hetojë gjyqtaren në të treja kriteret.
Komisioneri kërkoi hetimin e mundësive të vjehrrit për të krijuar të ardhura të ligjshme në shumën 101.000 euro, mundësinë e krijimit të të ardhurave të ligjshme për kursimin e shumës 10.000 euro nga Selimi dhe bashkëshorti, të ardhurat e siguruara nga pasuria “Pika e karburantit”, hetimin mbi pronësinë e ndërtesës 3-katëshe në, Fushë-Krujë e rregjitrsuar në emër të vjehrrit, hetimin e apartamentit me sipërfaqe 155 m2 në Tiranë, dy makina në përdorim të saj, kontaktet e papërshtatshme të mundshme të subjektit të rivlerësimit, qëndrimin e subjektit mbi mungesën e detyrimit ligjor për pagimin e taksave në rivlerësimin e etikës dhe profesionalizmit, vendiin e gjykatës së Tiranës në favor të saj, si dhe “ekzistencën e mundshme të gjendjes së konfliktit të interesit në ushtrimin e detyrës”.
Më herët ONM kërkoi shkarkimin e saj. ONM kërkon që Selimi të hetohet në kriterin e figurës. Bashkëshorti i saj, Shkëlzen Selimi është shkarkuar për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar. Sipas ONM, kjo duhet të shërbente për hetim më të thelluar ndaj gjyqtares.
ONM kërkoi gjithashtu hetimin mbi një ndikim të mundshëm që gjyqtarja mund të ushtruar tek kolegët e saj në një çështje ku përfshiheshin fëmijët e saj. Selimi kishte paditur një linjë ajrore që nuk kishte lejuar fëmijët e saj të udhëtonin pasi iu kishte skaduar pashaporta.
Nga ana tjetër ONM kërkoi hetim të thelluar për mundësinë e vjehrrit të gjyqtares Selimi për të blerë një karburant në Lungo Mare si dhe shitjen e 2 automjeteve në një shumë më të lartë se ajo që është blerë.
KPK konfirmoi në dhjetor 2020 gjyqtaren Selimi. Ajo mban njëkohësisht dhe postin e anëtares së KED.