Sot, e hënë është afati i fundit për tu rregjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas BalkanWeb, KQZ do të mblidhet për të diskutuar mbi kërkesat e depozituara deri tani për rregjistrim.
Deri me 24 shkurt duhet të rregjistrohen koalicionet ndërkohë që në 7 mars është afati për të dërguar listën e deputetëve pranë KQZ.
Deri më tani kanë dorëzuar kërkesën për rregjistrim:
- Partia Demokratike
- Lëvizja Socialiste për Integrim
- Partia Republikane
- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
- Aleanca Demokristiane
- Partia Agrare Ambientaliste
- Partia Bashkimi Demokrat
- Partia Kristian Demokrate
- Partia Lëvizja e Re
- Partia Aleanca Demokracia e Re
- Partia Komuniste
- Partia Social Demokrate (PSD)
- Partia Socialiste