Partia Demokratike akuzoi qeverinë për mungesën e mirëmbajtjes së rrugëve.
Përmes një deklarate për shtyp, Ina Zhupa tha se tre muaj më parë ministrja Belinda Balluku ka dhënë 35 tendera për mirëmbajtjen e rrugëve dhe premtoi se do të kishte 500 borëpatruese.
Zhupa tha se të shtunën e të dielën u tregua qartë se paratë për borëpastrueset kanë shkuar dëm pasi shumë pak ishin në detyrë.
Zëdhënësja e PD-së deklaroi se brenda 1 viti qeveria i ka dhënë kompanisë së Sadri Abazit 9 milionë euro tendera për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Sot që flasim me mijëra banorë nuk kanë ende energji elektrike, jo më larg se 50 kilometra nga Tirana. Banorët e Laçit përshembull janë prej shumë orësh pa energji elektrike në të të frohtë dhe acar.”, u shpreh Zhupa.
Ajo përfundoi se me 25 prill PD do të sjellë ndryshimin dhe Rama do të largohet.