
Policia kufitare në Kakavijë njoftoi të martën se do të ndalohet kalimi nga kjo doganë për 24 orë.
Ky vendim erdhi pas njoftimit të autoriteteve doganore greke, të cilat do të pezullojnë punën për shkak të një proteste të punonjësve të doganave.
Ndërprerja e punës do të jetë nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.
Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.