Një 36 vjeçare u arrestua nga policia dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi morrën 1 600 000 lekë përmes mashtrimit, njoftoi policia.
Personat prezantoheshin si administrator të një banke dhe mashtronin klientët se ishin përzgjedhur si fitues të bankës e për rrjedhojë do të përfitonin interesa më të larta për depozitat si klient.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.