Shpëtim Idrizi i kërkoi qeverisë të shpallë 17 shkurtin festë kombëtare. Përmes një postimi në Facebook, ai pohoi se kjo është dita e dytë më e rëndësishme pas ditës së pavarësisë së Shqipërisë.
“Sot është dita e Pavarësisë së Kosovës, por Edi Rama, vëllai i Aleksandër Vuçiçit, nuk e shpall 17 Shkurtin festë zyrtare, megjithëse ajo është ngjarja e dytë më e rëndësishme e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.”
Kosova feston sot 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Basha uruan Kosovën në këtë ditë.