Autoritetet në Maqedoninë e Veriut do të hetojnë rreth keqpërdorimit të dozave të vaksinave pas denoncimeve të qytetarëve, gazetarëve dhe personave publikë.
Maqedonia e Veriut mori 4800 dozat e para të vaksinës Pfizer nga Serbia dhe parashikoi që ato të shpërndahen vetëm për mjekët.
Megjithatë, pas nisjes së vaksinimit dolën denoncimet e para në rrjetet sociale.
Fillimisht u denoncua fakti se sekretari i spitalit të Ohrit, me profesion jurist, figuronte në listën e të vaksinuarve, raporton Euronews.
Autoritetet janë shprehur se do të hetojnë rastet e pretenduara dhe do të rishikojnë listat e vaksinimit.