398 raste të reja dhe një viktimë u shënua në 24 orët e fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se në total u kryen 2996 teste në 24 orë.
Në Kosovë deri më tani ka 1572 viktima në total, 66380 raste të të infektuarve dhe 58169 të shëruar.
Rasti i parë me koronavirus u shënua në 13 mars, 2020. Raste aktive aktualisht janë 6639