9 parti dhe dy komiteti nismëtare janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri tani, njoftoi të hënën KQZ.
Komiteti nismëtar shërben për të organizuar punën për kandidatët që kandidojnë si deputet të pavarur.
Një komitet është regjistruar për kandidatin Kreshnik Merxhani i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore të qarkut të Gjirokastrës.
Ndërsa tjetri për Bledar Dikën, i cili u propozua nga zgjedhësit në zonën zgjedhore të qarkut Tiranë.
Partitë ne regjistruara janë:
Partia Shqiptare Atdheu;
Partia Pajtimit Kombëtar;
Partia Ligj dhe Drejtësi;
Partia Fryma e Re Demokratike;
Partia Qytetare Shqiptare;
Partia Uniteti Kombëtar;
Partia Aleanca Kuq e Zi;
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;
Partia Aleanca Popullore;
Komisioneri Ilirjan Celibashi nuk regjistroi:
Partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare;
Partinë e Punës së Shqipërisë;
Partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë;
Po ashtu nuk u regjistrua kërkesa e Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.
KQZ vendosi të hënën 18 vëzhgues afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 25 prill 2021.