Shpëtim Idrizi kryetar i PDIU-së deklaroi se koalicioni me PD është kundër Edi Ramës, jo PS-së.
“Nuk është aleancë kundër PS, por kundër një njeriu të vetëm që tenton të kapë çdo pushtet që të jetë një sulltan”, u shpreh Idrizi në një deklaratë për median pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me PD-së.
“Kjo aleancë është kundër arrogancës së një njeriu të vetëm, që [..], hesht si greku më i mirë për ligjin e luftës, hoqi çështjen çame nga axhenda e diskutimit. Është një aleancë kundër 1 njeriu të vetëm”, shtoi Idrizi.
Të mërkurën, PD firmosi koalicionin zgjedhor me PR, PAA, PBDNJ, PDIU, LZHK, FRD.