Hungaria u bë të mërkurën vendi i parë i BE që ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit me një vaksinën e Kinës Sinopharm.
Lajmin e dha Kryeministri Viktor Orbán në një mesazh në Facebook.
Hungaria është i vetmi vend i BE që ka miratuar përdorimin e vaksinës kineze më 29 janar dhe ka porositur gjithsej 5 milion doza.
Hungaria dërgoi aeroplanin e saj shtetëror në Pekin për marrë 550,000 dozat e para.
Një toksikolog, ka ngritur shqetësime rreth përdorimit të kësaj vaksine në Hungari.
Në një prezantim në internet, Gábor Zacher tha se ekziston një grup i gjerë pacientësh që nuk duhet të marrin vaksinën.
Sinopharm ka zhvilluar dy vaksina kundër COVID-19.
Vaksinat janë administruar në grupe me rrezik më të lartë në Kinë, për disa muaj nën programin e vaksinimit emergjent të vendit.
Njëra nga vaksinat u miratua për përdorim publik në Kinë në dhjetor, ndërsa tjetra u paraqit për licencë të mërkurën sipas Reuters.
Nuk është e qartë nga raportet se cilën nga dy vaksinat Sinopharm po përdor Hungaria.