Komisioneri Publik ankimoi vendimin e konfirmimit ne detyrë të prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Kujtim Luli. Në njoftimin për shtyp, Komisioneri argumentoi se prokurori “nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë”.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë më 4 dhjetor 2020 prokurorin Luli. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine.
KPK hetoi mbi një kreditë butë të prokurorit Lulit edhe pse kishte përfiuar një banesë me sipërfaqe 55.9 m2 nga privatizimi.
Prokurori Luli u hetua dhe mbi marrëdhënien profesionale me bashkëshorten e cila në cilësinë e avokates, kishte mbrojtur nipat e tij të dënuar për vepra penale. Ai tha se ishte kujdesur të mos kishte kontakte.