Punonjës të një fasonerie në Lezhë protestuan të enjten për mungesën e energjisë elektrike.
Ata pohuan se prej disa javësh ju ikin dritat dhe për këtë arsye ju janë djegur disa makineri.
“Problemet me energjinë elektirke na kanë shkaktuar dëme në makineri dhe ulje të prodhimit”
Punonjësit thanë gjithashtu se për shkak të punës së pakët i është ulur dhe paga.
Ata shtuan se kanë biseduar me OSHEE për të rregulluar këtë problem.