Përfaqësuesi i PD Gazment Bardhi tha se nuk ka asnjë ndarje të PD me LSI. Në News 24 ai komentoi dorëheqjen e Bamir Topit nga FRD duke thënë se marrëveshja e ka “bekimin e Topit”.
“Marrëveshja është firmosur gjatë ditës se djeshme, kur ai ishte kryetar i FRD”, tha Bardhi.
Për marrëveshjen e firmosur me aleatët të mërkurën, Bardhi tha se ajo që ndodhi ishte thjesht një “formalizim i një koalicioni që ka kohë që funksionon dhe është në një linjë e qëndrim politik”.
Për largimin e Topit ai tha se nuk ka informacion për arsyet e dorëheqjes. “Nuk besoj se dorëheqja e tij ka lidhje me koalicionin e PD, sepse vendimi ka qenë i institucioneve legjitime, ku bënte pjesë dhe kryetari i kësaj partie. Edhe Topi ka qenë pjesë e negociatave me PD”, tha Bardhi.
Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi dha dorëheqjen të enjten pasi nuk ra dakord me koalicionin.