
Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra është infektuar me koronavirus njofton Kisha Katolike në qytet.
Sipas njoftimit, gjendja shëndetësore e tij paraqitet e qëndrueshme, ndërsa do të dërgohet për kurim në Itali.
“Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera si dhe për të përballuar sa më mirë pikun e sëmundjes, sot, Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali).” shkruhet në njoftim