Ministria e brendshme i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të aplikojnë për kartat e identitetit.
Përmes një njoftimi, MB shkruan se zyrat e aplikimit janë të hapura dhe sot.
“Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe sot, datë 27 shkurt 2021.”
MB tha se “Përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.”