Kirurgjia plastike është në rritje në Shqipëri, pas pandemisë COVID-19.
Psikologia klinike Jorida Zegali tha për AFP-në se në kohën e komunikimit, njerëzit duan të duken mirë dhe të ndihen më mirë me veten e tyre. Ajo tha se kjo ka nxitur rritjen e kërkesës për kirurgji plastike dhe procedurat kozmetike për të përmirësuar pamjen e tyre.
Ndërhyrjet më të njohura dhe më të kërkuara janë injeksionet Botox dhe tërheqja e fytyrës. Në vend të tretë dhe të katërtët renditen zmadhimi i gjoksit dhe i vitheve. Gjithashtu, është vërejtur se shumë persona ndihen më mirë pasi i kryejnë këto ndërhyrje, pasi maskat kirurgjikale fshehin shenjat e moshës në publik.
Fatkeqesisht, disa kanë rënë viktima të operatorëve të palicensuar. Brunilda Bardhi, Presidente e Shoqatës Shqiptare të Dermatologjisë Kozmetike dhe Estetike tha se ka disa sallone bukurie që punojnë pa licencë ose autorizim për këto ndërhyrje. Këto sallone përdorurin kimikate dhe pajisje të cilat duhet të përdoren vetëm nga profesionistë të licencuar dhe specialistë të mjekësisë estetike.
Rritja e kërkesës për ndërhyrje estetike ka ndodhur edhe në botë. Në Evropë dhe në Amerikën e Veriut, kirurgët plastikë kanë raportojnë rritjen e numrit të klietëve të rinj dhe rikthim të atyre të mëparshëm.
Sipas mjekëve, kjo ka ardhur sepse njerëzit kanë qendruar të mbyllur në shtëpi, të mërzitur dhe kanë pasur më shumë kohë për të kontrolluar pamjen e tyre. Gjithashtu, kryerja e takimeve përmes Zoomit dhe duke parë veten në një ekran ka çuar në rritje të pasigurive.
Procedurat jo-invazive si mbushësit e buzëve dhe botoksi po rriten gjithashtu për shkak të kostos më të ulët dhe lehtësisë së procedurës.