Ekspertja e Partisë Demokratike, Ledina Mandia tha gjatë prezantimit të programit elektoral të PD për pronat se “aktualisht 7000 dosje për çështjet e pronave janë rrugëve të gjykatave”.
Ajo tha të dielën në prezantimin e programit se PD do të mundësojë “rishikimin e hartës së vlerës së pronës për të reflektuar çmimin e tregut”. PD do të ketë prioritet kompensimin fizik të pronës, tha ajo.
“Shoqatat e ish-pronarëve kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar në ndërtimin e programit të Partisë Demokratike në lidhje me pronën”, tha ajo.
Kjo shoqatë ka trajtuar jo vetëm çështje të kthimit dhe kompensimit të pronës por edhe çështje të tjera sqaroi Mandia. Ajo renditi disa prej tyre si, regjistrimi i pasurive të paluajtshme dhe kompensimi nga ligji i legalizimit.
Për shrponësimet tha se “janë në kapërcim të interesit publik që po bëhen nga qeveria Rama duke mos u ndalur pastaj edhe në trajtimin e një kuadri ligjor i cili po tjetërson me pa të drejtë pronën e pronarëve përmes disa ligjeve”.