Izraeli do të vaksinojë palestinezët që jetojnë në vend dhe në Bregun Perëndimor, njoftoi zyra për Koordinimin e aktiviteteve pranë Ministrisë së Brendshme.
Fushata e vaksinimit, e cila do të përfshijë rreth 130 mijë palestinezë, pritet të nisë brenda ditësh.
Shaher Saad, sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së punëtorëve palestinezë, tha se qindra palestinezë, të cilët punojnë në sektorët e shërbimit dhe sektorët e industrisë në Izrael janë vaksinuar privatisht nga punëdhënësit e tyre.
Aktualisht Izraeli ka vaksinuar 50 përqind të popullsisë, ndërsa kryeministri Netanyahu synon të vaksinojë moshat deri në 16 vjeç në fund të marsit.
Para disa ditësh, Izraeli ka rihapur shumë biznese, duke përfshirë dyqanet në rrugë dhe qendrat tregtare.
Vendi synon t’i kthehet normalitetit në 5 prill.