Kompania farmaceutike amerikane ‘Merck & Co Inc’ do të ndihmojë në prodhimin e vaksinës Covid-19 të Johnson & Johnson në një marrëveshje që do të shpallet të Martën nga Presidenti Joe Biden, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të Martën.
Marrëveshja erdhi disa ditë pasi qeveria amerikane miratoi vaksinën Johnson & Johnson, raporton Reuters.
Johnson & Johnson do të nis shpërndarjen e rreth katër milion doza të vaksinës së saj në SHBA këtë javë. Dërgesat e ardhshme të vaksinës parashikohen në 16 milion doza deri në fund të marsit.