Dy persona janë plagosur sot në Elbasan nga të shtëna me armë zjarri. Mësohet se është plagosur Bledar Muça dhe një punonjëse policie, kjo e fundit aksidentalisht.
Policia bën me dije se objektivi i atentatit ka qenë Florenc Çapja, i cili po ashtu ishte i pranishëm në vendngjarje, por ka shpëtuar pa lëndime. Në vend të tij është plagosur miku i tij, Muça.
Bledar Muça është akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi në dhjetor 2012, por pas hetimeve, akuzat ndaj tij u hodhën poshtë.
Policia është ende në kërkim të atentatorit.
Fisi Çapja prej vitesh është në konflikt me fisin Mema. Nga ky konflikt kanë vdekur 8 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë që prej vitit 2005.