Korea e Jugut nis hetimet për vdekjen e dy personave që u vaksinuan me AstraZeneca

Nga Exit News
Korea e Jugut nis hetimet për vdekjen e dy personave që u vaksinuan me AstraZeneca

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë nisur hetimet për vdekjen e dy personave, të cilët humbën jetën pasi u vaksinuan kundër COVID-19 me AstraZeneca, por ende nuk dihet nëse vaksinimi ka ndikuar.

AstraZeneca tha se ishte në dijeni të hetimit nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).

Por siguria e vaksinës është studiuar gjerësisht dhe të dhënat konfirmojnë se ka tolerancë të mirë, tha kompania.

“KDCA është duke kryer sondazhe epidemiologjike me autoritetet përkatëse lokale , për të konfirmuar çdo lidhje me vaksinimin,” tha Drejtori i KDCA Jeong Eun-kyeong në një konferencë.

Por ende nuk konfirmoi ndonjë lidhje shkakësore për vdekjen e dy persona me vaksinën.

Jeong tha se nuk kishte asnjë rast vdekje nga marrja e vaksinave COVID-19 të zhvilluara nga AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech.

KDCA tha se nga njerëzit që kishin marrë vaksinat e koronavirusit, 207 kishin reagime anësore, duke përfshirë tre raste të reaksioneve të rënda alergjike.

Koreja e Jugut filloi vaksinimin e popullsisë së saj javën e kaluar. Deri të martën  85 904 njerëz kanë marrë dozat e para të vaksinës AstraZeneca dhe 1 524 u vaksinuan me Pfizer, tha KDCA në një deklaratë.

Koreja e Jugut raportoi 444 raste të reja me COVID-19 të martën, nga 344 të hënën, duke rritur infektimet e përgjithshme në 90 816 dhe 1 612 viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>