11 persona kanë vdekur dhe 36 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine me bombë në një lagje të Stambollit.
Prej të vdekurve, shtatë janë policë, ndërsa katër të tjerët civilë.
Mediat turke raportojnë se bomba me telekomandë kishte si synim të shpërthente në momentin e kalimit të një autobuzi policie.
Asnjë grup terrorist nuk ka marrë ende përgjegjësinë për atentatin.
Në muajt e fundit, Turqia e veçanërisht Stambolli kanë qenë në qendër të atentateve terroriste me bomba, ku kanë humbur jetën qindra persona.