Prokurorja e Tiranës, Ledina Riza kalon me sukses vetingun

Nga Exit News
Prokurorja e Tiranës, Ledina Riza kalon me sukses vetingun

Prokurorja e Tiranës, Ledina Riza kaloi të premten me sukses procesin e vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja.

KPK gjeti se prokurorja Riza kishte burime të mjaftueshme financiare për blerjen e apartamentit në Tiranë, por nuk kishte deklaruar një hua prej 850 mijë lekësh të marrë nga bashkëshorti për blerjen e apartamentit në Golem.

KPK gjeti pamundësi financiare  në shumën 900 mijë lekë për krijimin e një depozite në vlerën 20 mijë euro në vitin 2013. Komisioni konstatoi pamundësi të pjesshme financiare për blerjen e një autoveture tip Citroen C3 blerë në mars të vitit 2010 për çmimin 11 mijë e 600 euro, në shumën 130 mijë lekë.

Prokurorja Riza u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizimit. Mungesën e denoncimeve nga publiku, KPK e konsideroi si një “rast të rrallë”.

Ledina Riza e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si e prokurore në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Prej vitit 2007, Riza e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>