Papa Françesku u takuan me klerikun e lartë Shi’it të Irakut, Grand Ajatollah Ali al-Sistani të shtunën, raporton Reuters.
Në takimin historik të dy udhëheqësit bënë një thirrje të fuqishme për bashkëjetesë në një tokë të shkatërruar nga sektarizmi dhe dhuna.
Kjo është hera e parë që që një papë takohej me një klerik kaq të lartë shi’it.
Papa ka vizituar vende myslimane duke përfshirë Turqinë, Jordaninë, Egjiptin, Bangladeshin, Azerbajxhanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe territoret Palestineze, dhe duke I përdorur ato udhëtime për të bërë thirrje për dialog ndërfetar.
Pas takimit të tij 55-minutësh me Sistanin, klerin Shi’it, Francis u drejtua për në rrënojat e qytetit antic të Ur në Irakun jugor, i njohursi vendlindja e Abrahamit, babait të Judaizmit, Krishtërimit dhe Islamit. Ai është planifikuar të mbajë një fjalim në një takim ndërfetar.
Në Bagdad, ai pritet të mbajë meshë në Katedralen Kaldeane të Shën Jozefit.
Vizita e Papës ndodhi pas një sulmi të raketave dhe bombave vetëvrasëse dhe një rritje të rasteve të COVID-19.