Izraeli rihapi ekonominë të dielën duke hapur sërish baret dhe restorantet.
Po ashtu qeveria ka rihapur aktivitetet sportive dhe hotelet, po ashtu dhe gjithë arsimi fillor dhe i mesëm do të rihapet nga e diela.
Ky lehtësim vjen pas një mbyllje të gjatë që kishte vendosur qeveria e Izraelit.
Po ashtu vendi ka rihapur aeroportin kryesor ndërkombëtar por pë një numër të kufizuar pasagjerësh.
Mbi 52% e popullsisë ka marrë një dozë të vaksinës dhe pothuajse 40% kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer.
799 mijë persona janë infektuar me COVID-19 në Izrael. që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 5.856 persona kanë humbur jetën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.