Kina filloi të martën të shpërndajë çertifikatat digjitale të vaksinimit, raporton Radio Evropa e Lirë.
Certifikatat do ju jepet qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit.
Ato përmbajnë statusin e vaksinimit të një personi dhe rezultatet e testit të virusit.
“Certifikatat po shpërndahen për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike botërore dhe për të lehtësuar udhëtimet ndërkufitare”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.
Aktualisht, certifikatat janë në dispozicion vetëm për qytetarët kinezë dhe ato nuk janë ende të detyrueshme.
Në Kinë, agjencia shtetërore e mediave Xinhua tha se certifikata përfshin një kod QR, i cili i mundëson secilit vend të marrë informacione për shëndetin e udhëtarëve.