Rama flet për largimet e figurave të larta socialiste

Nga Exit News
Rama flet për largimet e figurave të larta socialiste

Kryeministri Edi Rama komentoi largimin e Ditmir Bushatit dhe vendosjen në vendet e fundit të listë së Fatmir Xhafajt. Ai pohoi se listat e deputetëve në PS i kanë hartuar kryetarët e qarqeve, e më pas komentoi për:

Largimin e Ditmir Bushatit:

“Bushati është një nga investimet e mia më të rëndësishme. Unë e ndjej njeriu tim. Unë ja kam bërë të qartë të gjithëve partia të ve, por ti mban veten.

Një ministër të jetë mirë dhe të funksionojë vetëm për të dalë në parlament dhe të hedh vickla pasi të iki nga ministër dhe mos bëj punën, është jashtë mundësive të mia për ta gëlltitur”.

Vendosjen e Pandeli Majkos të 19-in në listën e Tiranës:

“Pandeli Majkos i ka dhënë partia cdo gjë. Majko ëshët tek zona më e mirë, hambar votash. Ka çdo për të drejtuar këtë skuadër drejt 25 prillit”.

Vendosjen e Fatmir Xhafajt të 23-in në Tiranë:

“Fatmir Xhafajn ka pranuar vendin e tij dhe do të punojë. Sot, kundërshtarët janë shumë të shqetësuar, se ju ka dalë përballë një skuadër që as nuk e prisnin dhe as nuk dinë si ta luftojnë, se është një skuadër me shumë fuqi të reja e të jashtëzakonshme”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>