Saipem vendos të hapë centralin e parë të hidrogjenit në Shqipëri

Nga Alice Taylor
Saipem vendos të hapë centralin e parë të hidrogjenit në Shqipëri

Shqipëria ka vendosur të ketë centralin e saj të parë të hidrogjenit, sipas një Memorandumi Mirëkuptimi të nënshkruar midis kompanive Saipem dhe Alboran Hydrogen.

Memorandumi i mirëkuptimit parashikon ndërtimin e tre impianteve në Itali, një në Marok dhe një të pest në Shqipëri. Këto impiante do të prodhojnë hidrogjen përmes një procesi të quajtur elektrolizë.

Saipem do të angazhohet në prokurimin, ndërtimin dhe inxhinierimin, sipas një njoftimi për shtyp. Alboran do të koordinojë aspektet teknike të projektit.

Maurizio Coratella, COO i Divizionit E&C në det të Saipem, shtoi, “Marrëveshja me Alboran Hydrogen konsolidon pozicionin e Saipem si një lojtar kryesor në tranzicionin e energjisë dhe dekarbonizimin dhe është një hap i rëndësishëm përpara për zhvillimin e ardhshëm të hidrogjenit të gjelbër në Itali dhe në pellgun e Mesdhet, një teknologji që, në dekadat e ardhshme, do të përfaqësojë horizontin e ri të evolucionit të energjisë.

Në vitin 2015, Saipem ishte nën hetim në Brazil për dyshime korrupsioni.

Dyshohej se një përfaqësues i shitjeve për Saipem në Brazil i dha ryshfet një drejtori shërbimesh të kompanisë Petrobras, për sigurimin e një kontrate.

Të dy individët u akuzuan për pastrim parash dhe korrupsion për kontratën me vlerë rreth 63.4 milion dollarë.

Në janar 2019, prokurorët e Milanos filluan një hetim mbi CEO-n e kompanisë dhe dy menaxherë, për dyshime të manipulimit të kontabilitetit dhe të tregut midis 2015 dhe 2017.

Në vitin 2020, kompania u lirua nga akuzat për vepra penale të kryera në Algjeri në lidhje me kontratat e zbatuara më parë në këtë vend.

Saipem i pagoi rreth 198 milion € një ndërmjetësi të panjohur midis viteve 2007 dhe 2010, sipas SEC.

Sipas rregullatorit, ndërmjetësi ia kaloi një pjesë të këtyre parave, përmes kompanive guaska offshore, zyrtarëve algjerianë, përfshirë ministrin e energjisë së vendit.

Saipem është shpallur më parë fajtore për korrupsion dhe dhënie ryshfeti.

Ish-CEO, Pietro Tali, është dënuar me pothuajse pesë vjet burg dhe iu sekuestruan 197.9 milion EUR pasuri.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>