Partia Socialiste ka shpërndarë ndihma për të varfërit në njësinë numër 8 në Tiranë, sipas drejtuesit të fushatës së PS-së Alfred Rrushaj.
“Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së”, u shpreh Rrushaj.
Rrushaj u shpreh se socialistët nuk mund të shpalosin dot një program dhe ndaj shpërndajnë ushqime:
“Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vënd të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s’dalin as për një ditë”.
Ai shtoi se pamjet janë “fytyra e humbjes” dhe se Shqipëria do të fitojë me “Lulzim Bashën kryeministër”.