Ministria e Kulturës ka bërë gati dosjen për futjen e xhubletës në listën e siteve të trashëgimisë kulturore botërore, të ruajtura nga UNESCO.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një takim në Muzeun Kombëtar që kishte si tëmë “Granë në Trashëgiminë Kulturore, materiale e jo materiale, që nga ninullat te dijebërja e xhubletës.”
Margariti theksoi se xhubleta dhe dijebërja e saj janë në rrezik zhdukje dhe për këtë shkak, po punohej në kohë rekord për dorëzimin e dosjes pranë UNESCO-s.
“Në momentin që jemi të vetëdijshëm për këtë stad në të cilin ndodhet, do të humbisnim shumë më tepër nëse këtë hap nuk do ta ndërmerrnin tani, nga rrezik do të kthehej në fenomen të humbur”, tha Margariti.
Xhubleta, veshje tipike e zonavë të veriut, gëzon statusin kryevepër nga Ministria e Kulturës.
Ajo cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin.