Meta apel Ramës të kërkojë falje për gjuhën ndaj Grida Dumës

Nga Exit News
Meta apel Ramës të kërkojë falje për gjuhën ndaj Grida Dumës

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje kryeministri Edi Rama të kërkojë falje për gjuhën e përdorur ndaj kandidates së PD-së, Grida Duma.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se janë të papranueshme sulme të tilla ndaj një gruaje.

“E dënoj me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik, të papranueshëm për traditën shqiptare dhe çdo shoqëri demokratike, të bërë ndaj zonjës, njëherazi nënë e një fëmije të mitur, Grida Duma.

I bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma.”

Një ditë më parë, kryeministri Rama krahasoji kandidatët për deputetë socialistë dhe demokrat

Po këtu në Kavajë kush fiton?! “Gridare, gridare, ohoho” (nxjerr foton e Grida Dumës).”, tha ai për Dumën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>