Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten shifra të larta të Covid-19, ku 947 persona rezultuan pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 21 persona kanë humbur jetën.
Në 24 orët e fundit u kryen 3 450 testime.
Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 453 raste.
Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka arritur në mbi 110 mijë persona që nga fillimi i pandemisë.
3,265 persona kanë humbur jetën dhe mbi 96 mijë janë shëruar. Raste aktive janë mbi 10 mijë.