Organizata Botërore e Shëndetësisë aprovoi përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson për përdorim urgjent të premten. Aprovimi i hap rrugën për shpërndarje e vaksinës e cila jepet me një dozë të vetme.
Miratimi i OBSH i hap rrugë përdorimit të kësaj vaksinë në skemën COVAX.
Vaksinat pritet të fillojnë të mblidhen përmes COVAX në korrik.
OBSH tha se po punonte me kompaninë për ta bërë më parë.
COVAX mund të marrë deri në 500 milion doza.
Shpresojmë që kjo vaksinë e re të ndihmojë në eleminimin e pabarazive të vaksinave dhe jo në thellimin e tyre, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të premten.
Tedros gjithashtu vuri në dukje mungesat e furnizimeve të nevojshme për të bërë vaksinat, duke paralajmëruar se kjo “mund të vërë në rrezik furnizimin e vaksinave rutinë të fëmijëve”.
“Disa vende kanë vendosur kufizime ligjore mbi eksportin e furnizimeve kritike,” tha ai. “Kjo po vë jetën në rrezik në të gjithë botën.”
Kjo është vaksina e tretë që merr aprovimin për përdorim emergjent nga OBSH, pas Oxford / AstraZeneca dhe Pfizer / BioNTech.