Endri Hasa u emërua Koordinator Kombëtar për Teknologjinë e Komunikimit dhe Informacionit e Dixhitalizimit në Partinë Demokratike.
Hasa ka qënë më parë deputet i PD-së për Elbasanin. Ai nuk garon për deputet për zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka qënë drejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në qeverinë Berisha.
PD disa prej figurave të partisë, të cilët kanë mbetur jashtë listave per deputet i ka emëruar koordinator. Më pare Eduard Halimi u emëruar Koordinator i fushatës zgjedhore, Eno Bozdo, koordinator për energjinë, Fitim Zekthi, koordinator për median dhe rrjetet sociale.