Sri Lanka ka vendosur ndalimin e mbulimit të gruas me burka dhe do të mbyllë më shumë se një mijë shkolla islamike. Lajmin e dha një ministër i qeverisë, sipas Reuters.
Ministri për sigurinë publike Sarath Weerasekera njoftoi media për vendimin e ndalimit të mbulimit të plotë të fytyrës nga gra myslimane për arsye të “sigurisë kombëtare”.
Veshja e burkës në Sri Lanka u ndalua përkohësisht në 2019 pas bombardimit të kishave dhe hoteleve nga militantët islamikë që vranë më shumë se 250 persona.
Qeveria e Sri Lankës ka në plan të ndalojë më shumë se një mijë shkolla islamike që po shkelnin politikën kombëtare të arsimit.
Lëvizjet e qeverisë për burkat dhe shkollat vjen pas një urdhëri për kremimin e viktimave të COVID-19 – kundër dëshiras së myslimanëve.
Ky vendim u hoq në fillim të këtij viti pas kritikave nga Shtetet e Bashkuara dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave.