Drejtuesit e komanduar të prokurorisë së Tiranës dhe Elbasanit, Elizabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi, janë lejuar të vijojnë procedurën e ngritjes në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Imeraj dhe Ajazi janë caktuar përkohësisht në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe Elbasanit respektivisht. Ata janë gjithashtu kandidatët e vetëm për t’u emëruar përfundimisht në këto poste.
Në njoftimin e KLP-së thuhet se verifikimi i pasurisë dhe figurës për Imerajn dhe Ajazin u krye nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale. Anëtarët e KLP vendosën unanimisht që t’i lejojnë kandidatët për të vijuar procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë.
Verifikimi i pasurisë së Imerajt dhe Ajazit u krye bazuar në raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, informacioneve nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Drejtoria e Tatimeve dhe e Doganave.
Të dy kandidatë rezultuan pa probleme me pasurinë bazuar në raportet e këtyre insitucioneve.
Ata kaluan gjithshtu filtrat për verifikimin e figurës pasi KLP administroi përgjigjet e prokurorive për kallzime të mundshme ndaj dy prokurorëve.