Kosovë, Fajësohen partitë politike për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19

Nga Exit News
Kosovë, Fajësohen partitë politike për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19

Doktoresha në Klinikën Infektive, Jehona Zhuti tha se është faj i partive politikë që janë rritur rastet me Covid-19 në Kosovë.

“Për një moment hoqëm dorë prej zbatimit të masave si popull, dhe këtu po përfshijë të gjitha klasat, unë kisha thënë që pak ishin edhe këto fushatat elektorale dhe e kemi pritur një gjë të tillë, për shkak se nuk kishte respektim të masave assesi, veçse u pa dhe kemi qenë të përgatitur që ka me pas rritje të numrit pikërisht prej kësaj”, tha ajo.

Në një intervistë për Ekonomia Online drejtoresha tha se është nevojë urgjente sigurimi i vaksinave anti-Covid.

 “Sa i përket vaksinës duhet me u krijua një strategji qysh me e sjell vaksinën këndej, duhet edhe me veprua sepse është një nevojë urgjente dhe të gjinden kanalet e komunikimit që të sigurohet vaksina sa më shpejtë dhe kishte me qenë lehtësim goxha i madh që me përballu gjendjen në të cilën jemi”,tha Zhuti.

Gjatë intervistës ajo foli edhe për variantin e ri të Covid-19 ku tha se nuk ka informacione nëse ka mbërritur në Kosovë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>