Ishte një natë historike, triumfuese për gratë në muzikë në çmimet ‘Grammy’ 2021. Një sërë artistesh femra fituan çmimet kryesore.
Beyonce fitoi çmimi për këngën më të mirë himnin e Black Lives Matter ‘I Can’t Breathe’. Taylor Swift u bë këngëtarja e parë që fitoi çmimin për albumin më të mirë për të tretin vit radhazi.
Megan Thee Stallion fitoi si artistja më i mirë e re ashtu edhe performancën më të mirë të repit për remix e saj Savage me Beyoncé. Dua Lipa fitoi çmimin për labumin më të mirë pop “Future”.
Beyonce shënoi rekord të ri në ndarjen e çmimeve Grammy, me fitoren e saj të 28-të. Ylli i muzikës u kthye në gruan me më shumë çmime në historinë e Grammyt, duke tejkaluar edhe këngëtaren Alison Krauss.
“Jam e nderuar, jam aq e lumtur”, u shpreh ajo teksa ka pranuar trofeun për performancën në zhanrin R&B, ndërkohë që gjatë mbrëmjes së 14 marsit ka pranuar edhe tre trofe të tjerë.
Taylor Swift po ashtu bëri histori në ceremoninë e së dielës, duke u bërë artistja e parë grua që ka fituar çmimin për albumin më të mirë në vitit tri herë.
Vetëm tre artistë tjerë kanë fituar tre herë çmimin për albumin më të mirë: Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder.
Një nga fjalimet më emocionale u mbajt nga reperja amerikane Megan Thee Stallion, e cila ia ka dedikuar nënës së saj çmimin për artisten më të mirë.
“Ajo nuk ka mundur të jetë me mua sonte. Mirëpo ajo e ka ditur se unë do të jem pjesë e Grammyt. Unë jam aq mirënjohëse që jam këtu”, tha ajo.
Ceremonia e këtij viti u mbajt duke respektuar distancën fizike, për shkak të pandemisë së koronavirusit, si dhe performancat e këngëtarëve kanë qenë të regjistruara paraprakisht.