Partia Demokratike ju përgjigj sulmeve të Kryeministrit Rama për sulemt ndaj programit të opozitës, të bëra sot, 15 mars, gjatë prezantimit të programit elektoral të PS-së.
Zëdhënësja për shtyp e PD-së Floriana Garo, në një deklaratë për median u shpreh se PD do të nisë procesin e anëtarësimit me BE-në:
“Do të fillojë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë: anetaresimin në Bashkimin Europian. Do të marrë kohë, por ne do ta bëjmë realitet”
Garo u shpreh se “Rama ka dёshtuar [..] dhe nuk mund tё sjellё ndryshimin aq shumё tё nevojshёm pёr vendin”.
Ndaj, u shpreh Garo “të gjithë qytetarët e Shqipërisë” do të votojnë “më 25 prill për ndryshimin, për shpresën, për një të ardhme më të mirë”.