Ramush Haradinaj u tërhoq nga kandidimi për president të Kosovës.
“Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën për qeveri. Aleanca nuk i ka 2/3 për zgjedhjen e presidentit. Është përgjegjësia e tyre si i bëjnë 2/3 e votave”, u shpreh Haradinaj sipas medias kosovare Kallxo, pas takimin me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.
Ai ka deklaruar se do të qendrojë në opozitë:
“Aleanca ka përvojë në opozitarizëm, dikur opozitën e kemi bërë bashkë. I tregova zotit Kurti që nuk do të kthehemi në ato metodat tona të vjetra të opozitarizmit që i kemi pas së bashku se edhe unë jam plak tash s’muj mo. Por do të jemi opozitë me ju kujtuar juve funksionin e demokracisë pozitë opozitë. Do të jemi opozitë”.
Haradinaj shtoi se do t’i marrim vendimet në parti se si do të veprojmë në çdo rast. Ai tha se janë të gatshëm për zgjedhje në çdo rast por kërcënimi me zgjedhje nuk i shkon për shtati askujt.