Me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- SHBA, Mattheë Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit dhe i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës.
Palmer komentoi disa nga çështjet më të rëndësishme politikë në Shqipëri si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi, investimet dhe diplomacinë e vaksinave.
– Për zgjedhjet
“Ne u ndjemë shumë të kënaqur që pamë parlamentin shqiptar të miratonte legjislacionin, në përputhje me rekomandimet e ODIHR për reformën zgjedhore,” tha Palmer.
Ai tha gjithashtu se SHBA dëshirojnë të shohin që zgjedhjet e prillit në Shqipëri të kryhen në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare.
– Për reformën në drejtësi
Palmer e vuri theksin te përparimi që është bërë dhe se SHBA-të do të angazhohen që ky përparim të vazhdojë
“Tani kemi kuorum për Gjykatën Kushtetuese, e cila është formuar; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje, kanë filluar të trajtohen çështjet e prapambetura, procesi i verifikimit po funksionon,” tha ai.
– Për investimet amerikane
Palmer tha se ekzistojnë ndërkohë disa investime si Exxon dhe Bechtel, por me sundimit të ligjit, qeverisjen e mirë, transparente e të përgjegjshme, Shqipëria do të tërheq edhe bizneset.
“Biznesi amerikan shkon atje ku mendon se mund të ketë fitim, atje ku mendon se interesat e tij do të respektohen nga një sistem i pavarur gjyqësor,” u shpreh Palmer.
– Për qasjen e Shqipërisë ndaj vaksinave ruse dhe kineze
Palmer tha se SHBA-të duan që i gjithë Ballkani të ketë qasje në vaksina, ndaj edhe po investojnë rreth 4 miliard Dollar në programin COVAX.
“Ne mendojmë se përmes Covax-it dhe bashkëpunimit shumëpalësh bota mund të sigurojë më së miri shpërndarjen e drejtë të furnizimit me vaksina,” përundoi ai.