Rreth 578 mësues në Gjirokastër do të vaksinohen kundra koronavirusit m evaksinën Astra Zeneca. Sipas lajmeve në media, ata kanë plotësuar formularin për kryerjen e vaksinës.
Gjatë ditët së sotme u vaksinuan edhe rreth 200 mësues të 6 shkollave të Beratit, me vaksinën AstraZeneca.
Mbi 38 mijë doza të vaksinës mbërritën në vend javën e kaluar.
Në ndryshim nga disa vende të BE-së, për shkak të dyshimeve se krijon bllokim të enëve të gjakut, Shqipëria ka vendosur të vazhdojë me përdorimin e AstraZeneca për vaksinimin e popullsisë.
Ndërkohë, agjensia evropiane e barnave ka thënë se përfitimet nga vaksina e kalojnë disa herë rrezikun nga efektet e mundshme anësore.