Partia Demokratike akuzoi të mërkurën KQZ se ka vepruar në mënyrë të padrejtë pasi nuk regjistroi listën e plotë të PD.
PD dorëzoi në KQZ rreth 190 kandidate kur sipas kodit zgjedhor mjaftojnë 177. Të mërkurën KQZ regjistroi listat përfundimtarë dhe PD –së i la vetëm 177.
Sipas PD ky është një vendim i paligjshëm dhe “i diktuar nga interesat politike të maxhorancës”.
“Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë”, tha PD për mediat.
Asnjë vendimmarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin, tha PD.