
Ministrja e Energjisë dhe Infrastukturës, Belinda Balluku është shprehur se qeveria ka një “masterplan” për gazifikimin e vendit dhe që do të sillte zhvillim ekonomik sipas saj.
Balluku tha në një intervistë për Report TV se gazifikimi do të bëhej i mundur nga TAP dhe investimi i kompanive amerikane në TEC-in e Vlorës.
“I gjithë investimi do të behet nga SHBA, nga dy kompanitë e tyre dhe nuk do të ketë një investim nga shteti shqiptar por vetëm nga SHBA”, tha Balluku.
Ministrja Balluku nënshkroi javën e kaluar një marrëveshje me Exxon Mobil dhe Excelerate Energy.
Kjo marrëveshje përfshin zinxhirin e plotë, duke nisur nga konvertimi i TEC Vlorë me LNG, tek ndërtimi i një terminali të ri gazifikimi, dhe deri tek shpërndarja në shkallë të vogël e LNG, duke shndërruar kështu Vlorën në pikë rajonale shpërndarëse.
Balluku tha gjithashtu se “pjesë e marrëveshjes është se ky TEC do të prodhojë sipas nevojave të Shqipërisë”.
Ministrja foli dhe për projektin e Tunelit të Llogarasë. “Pesë kompanitë që ishin në garë janë skualifikuar, pasi nuk kanë përmbushur dokumentacionin, ligjor dhe teknik”, tha ajo duke shtuar se “gara do të rihapet menjëhere mbas përfundimit të kohës së ankimimeve.