Hungaria do të zgjasë masat kufizuese për luftimin e pandemisë

Nga Exit News
Hungaria do të zgjasë masat kufizuese për luftimin e pandemisë

Hungaria ka paralajmëruar kufizime të ashpra në luftën kundër koronavirusi për shkak të rekordit të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

Më herët gjatë këtij muaji, qeveria ka urdhëruar mbylljen e të gjitha dyqaneve, përveç shërbimeve bazë, deri më 22 mars.

Vetë kryeministri Orban ka deklaruar për median se në baza ditore janë regjistruar mbi 10,000 të infektuar, andaj masat do të vijnë për një javë.

Kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore do të jenë të mbyllura derisa të përfundojnë pushimet e Pashkëve, më 7 prill, raporton Radio Free Europe.

Autoritetet hungareze kanë raportuar të premten 10 759 infektime të reja në 24 orët e fundit dhe 213 viktima.

Deri më tani në Hungari janë vaksinuar 1.5 milion persona nga 10 milionë janë në total.

Më shumë se 10 000 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar nëpër spitale, por Orban tha se sistemi shëndetësor është duke menaxhuar valën e infektimeve.

Ai ka thënë se Hungaria mund të lehtësojë kufizimet, kur të jenë vaksinuar edhe 1 milion banorë tjerë.

Kryeministri hungarez ka mbrojtur vendimin e shtetit të tij për të përdorur vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze Sinopharm.

Hungaria ka qenë shteti i parë i Bashkimit Evropian, që ka miratuar përdorimin e këtyre dy vaksinave kundër koronavirusit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>