Përditësimi 19 mars: 16 humbje jete dhe 494 raste të reja në 24 orët e fundit

Nga Exit News
Përditësimi 19 mars: 16 humbje jete dhe 494 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 16 persona nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar gjithashtu se janë kryer 2986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 494 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit anë kryer 4998 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 126 raste në Tiranë, 45 në Shkodër, 35 në Fier, 33 në Durrës, 24 në Elbasan, 20 në Berat, nga 16 raste në Kurbin, Kukës, Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Kamëz, nga 9 raste në Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, Sarandë, 8 në Korçë, nga 7 raste në Pogradec, Memaliaj, nga 6 raste në Mat, Ura Vajgurore, nga 5 raste në Tropojë, Tepelenë, Peqin, Vorë, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Vau i Dejës, Selenicë, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Kavajë, Roskovec, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, Skrapar, nga 1 rast në Has, Dibër, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, Maliq, Cerrik, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,954 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Himara, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54- 87 vjeç.

Statistika (19 Mars 2021)
Raste të reja ditore        494
Të shëruar në 24 orë     690
Të shtruar në spitale      390
Humbje jete në 24 orë   16
Testime ditore               2986

Testime totale           526,058
Raste pozitive           120,022
Raste të shëruara       83,954
Raste Aktive             33,946
Humbje jete              2122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë    23074
Fier       2575
Durrës    1572
Vlorë      1458
Shkodër   1279
Gjirokastër 1215
Korçë      810
Lezhë      674
Elbasan   444
Dibër     344
Kukës     326
Berat       175

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>